Qindra mijëra njerëz u mblodhën sot në protestat e organizuara në çdo qytet të Greqisë, me rastin e 2-vjetorit të tragjedisë të përplasjes së trenave që shkaktuan 57 viktima.
Në veçanti në Athinë, qytetarë të të gjitha moshave mbushën qendrën e kryeqytetit grek duke u mbledhur përpara Parlamentit në sheshin “Sintagma”.

Prindër me fëmijë, studentë, nxënës dhe njerëz të çdo moshe u mblodhën për të nderuar kujtimin e 57 personave që humbën jetën dy vite më parë.
Por më pas situata u tensionua, me protestuesit hodhën molotov dhe u përleshën me policinë dhe futur në kaos kryeqytetin grek.
Qarkullimi rrugor u paralizua, ndërsa përleshjet e policisë me protestuesit vazhdojnë në rrugë të ndryshme ku ka grumbullime.
Në datë 2 Mars në Athinë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama për takim me Emigrantët tek Panairi i Punës.
