Presidenti ukrainas ka hequr veshjen ushtarake për herë të parë pas 3 vitesh luftime me Rusinë.
Kjo u pa në takimin me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku mbërriti pasditen e sotme.
Sipas protokollit, Trump e priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ku dhe u fotografuan nga mediat.
Siç shihet, Zelensky është i veshur me një bluzë me një simbol në krahun e majtë.
Ndryshimi i veshjes i bëri përshtypje edhe vetë Presidentit amerikan Donald Trump, i cili nuk e la pa e komentuar.
“Lideri ukrainas ka ndryshuar tërësisht veshje sot”, tha Trump për gazetarët.
Por çfarë kuptimi ka simboli në bluzën e Zelenskit?
Ai simbol është stema e Ukrainës dhe quhet “Tryzub” dhe nënkupton sovranitetin, fuqinë dhe autoritetin. Tre këmbët e atij simboli besohet se nënkuptojnë Trininë e Shenjtë ose ndoshta elementët e zjarrit, ujit dhe tokës.
Simboli i “Tryzub” është përdorur nga sundimtarët e dikurshëm të Kievit të quajtur “Rus” dhe përfaqësonte unitetin mes popujve sllavë të rajonit.
Në takimin mes Presidentit Donald Trump dhe Zelenskit priten marrëveshje të rëndësishme. SHBA kërkon t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, si dhe të marrë në shfrytëzim mineralet e rralla të Ukrainës me vlerë miliardë Dollarë.