Pensionistët do të marrin bonusin e dytë, apo siç është quajtur ndryshe bonusi i Pranverës, duke nisur nga java e ardhshme.
Prej ditës së hënë, 3 Mars, në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e dytë.
Ata pensionistë që marrin pension deri në 200 mijë Lekë të vjetra do të përfitojnë bonus 100 mijë Lekë të vjetra.
Ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë Lekë të vjetra, do të kenë një bonus prej 50 mijë Lekësh të vjetra.
Nga bonusi i Pranverës përfitojnë 730,430 mijë pensionistë brenda dhe jashtë vendit.