Disa efektivë policie kanë rënë në pranga gjatë një aksioni të SPAK në mbarë vendin.
Aksioni po kryhet edhe nga AMP dhe Policia e Shtetit në bazë të 10 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.
Të arrestuar janë disa efektivë, mes tyre edhe shefi i kufirit në Sarandë.
Urdhër-arrestet janë lëshuar pas zbërthimit të mesazheve në Sky Ecc të përdorura nga efektivët e policisë.
Ky hetim ndiqet nga Prokurori Alfred Shehu. Zbërthimi i kodeve në Sky dhe komunikimet kanë zbukuar episode narkotrafiku dhe akriviteti kriminal në rradhët e bluve.
Mes të arrestuarve ështe edhe Erdit Hazizaj, ish-kandidat për kryebashkiak të Roskovecit.
DOSJA:
10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, . Sipas burimeve në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga AMP.




Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)
fotot sipas rradhës nga 1-4 dhe emrat
Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Comments 1