Në mesnatë skadoi afati për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas KQZ-së, 294,155 emigrantë kanë shprehur interes për t’u regjistruar në platformën PER me qëllim për të votuar.
Nga këto kërkesa, 232.252 janë miratuar. Ndërsa pjesa tjetër, 42.136 kërkesa janë refuzuar për pasaktësi në aplikim, të cilat do të shqyrtohen nga KQZ.
Emigrantët e regjistruar tashmë do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nga vendi ku janë përmes postës.
