Hetimet e Sky ECC në Shqipëri: Zbulohet vendndodhja e serverëve dhe metoda e përgjimit
Hetimet mbi përdorimin e aplikacionit të enkriptuar Sky ECC nga grupe kriminale kanë nxjerrë në pah detaje të rëndësishme për mënyrën se si u siguruan të dhënat kyçe për zbardhjen e aktiviteteve të tyre. Sipas një vendimi gjyqësor, autoritetet franceze kishin nisur përgjimin e serverëve të Sky ECC që nga data 24 qershor 2019, në kuadër të një hetimi penal.
Serverët ishin të vendosur në qendrën e të dhënave OVH në Roubaix, Francë, ku u interceptuan të dhëna të enkriptuara dhe metadata. Fillimisht, informacionet e përgjuara nuk ishin të lexueshme, por pas analizave teknike u bë e mundur dekriptimi i tyre, duke mundësuar identifikimin e përdoruesve përmes kodeve PIN dhe krijimin e një panorame të lidhjeve midis tyre.
Ky proces ka luajtur një rol kyç në zbardhjen e aktiviteteve kriminale në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku autoritetet kanë përdorur këto të dhëna për të identifikuar dhe ndjekur penalisht persona të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjitha rrjetet e përfshira dhe për të sjellë përpara drejtësisë individët e implikuar.

Ku ndodhet Roubaix?
Roubaix është një qytet industrial në veri të Francës, afër kufirit me Belgjikën, që i përket departamentit të Nord në rajonin e Hauts-de-France. Sipas të dhënave të 1 janarit 2022, qyteti ka një popullsi prej 99,507 banorësh, duke e bërë atë qytetin e tretë më të populluar në rajon pas Lille dhe Amiens.