Shqipëria do të mbyllë TikTokun. Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave dhe u njoftua publikisht nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Sipas kësaj të fundit, TikTok do të mbyllet brenda disa ditësh dhe do të qëndrojë si i tillë për të paktën 1 vit.
Manastirliu tha se qëllimi final është vendosja e disa filtrave në këtë rrjet social dhe qeveria është në komunikim me kompaninë kineze TikTok.