Pas disa javë protesta nga banorët e zonës që me të drejtë ngrenë shqetësimin se askush si ka informuar për projektin e Ujësjellësit . WebLajm.com ka mundur të sigurojë një shkresë zyrtare e cila hedh dritë mbi sasinë e ujit që buron aty në Tragjasë.
Pse i është fshehur banorëve të fshatit? Kush merr ujë i pari në një emergjencë natyrore, sa litra ujë buron aty, kush e ka bërë projektin, kush e financon?
Janë kë pyetje që përgjigjet i ka shkresa,
WebLajm.com ka mundur të sigurojë një kopje të dokumentit që mban datën 21/2./2025:


Projekti dhe shkresat zyrtare
Sipas dokumentit të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve vetë burimi i ujit nga viti 2018 deri në vitin 2022 është rritur nga 740 litra në sekondë në 870 litra në sekondë.
Analizat konkrete kundërshtojnë atë çfarë u është thënë banorëve deri më tani që uji i burimit është në rënie. Sipas dokumentit prurjet janë të mjaftueshme për të mbuluar fshatin Tragjasë nga 2 orë në 24 orë, nevojat bujqësore të të gjithë zonës dhe nevojat e industrisë së turizmit në këtë krahinë. Dokumenti thuhet “Theksojmë se diferenca e prurjes minimale prej 700 – 430 = 270 litra/sekondë është e mjaftueshme për të ruajtur mjedisin përreth si prurje ekologjike por gjithashtu edhe për t’u përdorur për vaditjen e tokave bujqësore të fshatit Tragjasë.”
Por çfarë ndodh në rast të një emergjence natyrore? Kush e merr ujin i pari?

Dokumenti zyrtar është gjithashtu shumë i qartë edhe për qëndrimin e oponencës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar i cili rekomandon: “Në rast se prurja mund të ulet, përparësi duhet ti jepet kaplazhit që përdoret aktualisht për furnizimin me ujë të fshatit Tragjasë dhe Rradhimë që furnizohen duke shfrytëzuar burimin e Izvorit.” Projekti i ujësjellësit jo vetëm që parashikon prurjet dhe sasitë që do të përdoren por edhe paracakton prioritet në rastet e situatave emergjence ku prurjet e burimit ulen.
FOTO NGA PROTESTA



Për ditë e javë institucionet shtetërore edhe pse e kishin dokumentin zyrtar, as denjuan ta bënin publik apo tua përcillnin banorëve. U desh sqarimit të situatës nga ana e Kryeministrit për të dalë nga sirtarët dokumenti që tregon sesi do të implementohet ndërtimi por edhe implementimi praktik pasi të ndërtohet. Në këtë formë banorët e fshatrave informohen edhe zyrtarisht për shqetësimin e paraqitur prej tyre mbi të cilin individë të caktuar kanë ngritur dhe organizuar protestat.
Mungesa e Informimit Publik që Përplas Qytetarët me Policinë !
Comments 1