Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Fushë Domje, viktimë ka mbetur një fëmijë 2 vjeç. Shoferi pasi e ka shtypur e ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar.
Ai u identifikua dhe u ndalua nga blutë disa minuta më vonë.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në afërsi të Kamëz në kufi me Vorën në lagjen Fushë Domje një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Pas disa orë hetimesh Policia e Kamëz dhe drejtoeia Tiranë kanë identifikuar si autor një 57 vjeçar. Ai është arrestuar dhe hetimet vijojnë.
Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën, autoritetet policore kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje. Autori është identifikuar si 58-vjeçari Ylber Manarkolli., i cili ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
Informacion shtesë i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;
Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Ylber Manarkolli., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.
Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Comments 1