Sulmuesi shqiptar i skuadrës turke Sivasspor Rey Manaj u dërgua me urgjencë në spital pa ndjenja pasi u përplas me një kundërshtar në minutën e ‘3 të ndeshjes kundër Goztepe.
Incidenti ndodhi kur Efkan Bekiroglu i Sivasspor dha një krosim nga e majta dhe goditja me kokë e Manajt goditi traversën. Gjatë rënies, ai u përplas me Koray Gunter të Goztepe dhe u rrëzua në fushë./
Stafi mjekësor shkoi menjëherë në ndihmë të Manajt. Ky i fundit u nxorr nga fusha me ambulancë. Sulmuesi shqiptar është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.
Në spital, Manaj ishte i ndërgjegjshëm dhe iu nënshtrua testeve mjekësore.
Nga klubi nuk është dhënë informacion nëse ka pësuar dëmtime.