Presidenti amerikan Donald Trump provoi një makinë Tesla në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të martën pasdite dhe deklaroi se do të blinte një të tillë.
Ky veprim i Trump shihet si një shenjë mbështetjeje për miliarderin dhe CEO-n e Tesla-s, Elon Musk.
Ky i fundit është përballur me sfida ligjore dhe kritika edhe nga anëtarë të kabinetit të Trumpit, për rolin e tij si drejtues i departamentit DOGE, për uljen e shpenzimeve qeveritare.