Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike apo koalicioneve si do të renditen në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
E para në fletë e votimit do të renditet koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Partia Socialiste që është në pushtet do të jetë e renditur në vendin e pestë.
Renditja e partive:
Numri 1 – Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Numri 2 – Partia “Lëvizja Bashkë”
Numri 3 – Partia Lëvizja “Atdheu”;
Numri 4 – Partia “Koalicioni Euroatlantik”
Numri 5 – “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Numri 6 – Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”
Numri 7 – Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”
Numri 8 – Partia “Aleanca Demokracia e Re”
Numri 9 – Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
Numri 10 – Partia “Mundësia”
Numri 11 – “Partia Socialdemokrate”