16% e punonjësve shqiptarë punojnë më pak se 10 orë në javë, shumë më tepër se rajoni, referon një studim i Fondit Europian të Trajnimeve publikuar së fundmi.
Të dhënat tregojnë një pjesë e madhe punonjësve në vendin janë të nën-punësuar dhe të ardhurat që sigurojnë janë tërësisht të pamjaftueshme.
Anketa vëren se shumica e punonjësve në Ballkan kanë orare të rregullta pune, kryesisht ndërmjet 30 dhe 49 orë në javë. Megjithatë, 8% e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në 14% në Shqipëri dhe Kosovë punojnë më shumë se gjatë 50 orë pune në javë.
Siç tregojnë të dhënat Shqipëria i ka dy ekstremet me çerekun e punonjësve që punojnë vetëm 2 orë në ditë, ndërkohë që 14 % e punonjësve punojnë më shumë se 50 orë në javë, nga nivelet më të larta rajonale. Punonjësit që punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm rrinë më gjatë në punë.
Gjithashtu rreth një e treta e punonjësve në Ballkanin Perëndimor janë të ekspozuar ndaj rreziqeve në vendin e punës, të tilla si kushtet jo të përshtatshme dhe pajisjet. Bosnja kryeson rajonin për përqindjen e lartë të punonjësve me kushte jo të përshtatshme 34% dhe Serbia 33%, Shqipëria 29% dhe Maqedonia e Veriut 28%.
Anketa ka vërejtur se një pjesë gjithnjë më e madhe e të punësuarve punojnë larg vendbanimit të tyre dhe kjo tendencë është në rritje. Bosnja dhe Shqipëria kanë përqindjen më të lartë të punonjësve larg vendbanimit 36%, Shqipëria 33% dhe Kosova më të ulëtën 21 %.
Punonjësit me arsim të lartë ka më shumë gjasa të përfitojë nga puna në distancë, por ky grup përfshin gjithashtu punëtorë krahu në ndërtim dhe sektorët e bujqësisë. Anketa e ETF me rreth 1000 të punësuar në Shqipëri tregoi se prevalenca e punësimit informal është e lartë në vendet e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.
Përqindja e punëtorëve pa kontratë varionte nga 20% në Shqipëri, në 6% në Serbi, ndërsa ishte vetëm 2% në BE. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese pasi lë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore në punë të pasigurta. Tregu i punës në vendin tonë ka problematika të shumëfishta që lidhen me informalitetin e lartë, pagat e ulëta dhe mospërputhje të aftësive me nevojat e tregut të punës. /Monitor