Kombëtarja U-17 është gati për ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet që prej të shtunës dhe pasditen e sotme mbyllën zyrtarisht përgatitjet për takimin e parë.
Është larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Lukas Cekrezi dhe është ftuar Spasian Nasto nga Skënderbeu.
Ndeshja Shqipëria U-17 – Azerbajxhan U-17 do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 15:00.
Hyrja në stadiumin “Elbasan Arena” është falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të mbështesin Kombëtaren, në provën e parë para finaleve të Kampionatit Europian U-17.