Këta janë dy austronautët e NASA që u kthyen në Tokë pas qëndrimit 286-ditor në hapësirë.
Nga kapsula që u ul në Gjirin e Meksikës, dolën dy njerëz të dobësuar, me fytyra të rraskapitura.
Ajo që nuk dukej, nën kostumet e tyre hapësinore, ishin pasojat në trupin e tyre, të cilat ndoshta do t’i shoqërojnë përgjithmonë.
59-vjeçarja Uilliams dhe 62-vjeçari Uilmore pritej të kalonin rreth dhjetë ditë në hapësirë me misionin Blue Origin, i cili u nis verën e kaluar.

Problemet teknike me anijen e tyre, që e bënin të rrezikshme rikthimin, i mbajtën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor deri më sot, kur u kthyen me një anije të SpaceX.
Ata do t’i nënshtrohen një sërë testesh mjekësore në qendrën e NASA-s në Hjuston.
Mungesa e gravitetit shkakton grumbullim të lëngjeve në kokë, gjë që rrit presionin në sy. Një efekt i mundshëm, sa më gjatë të zgjasë qëndrimi në kushte mikrograviteti, është ndryshimi në formën e syrit, me ënjtje të nervit optik dhe rrudha në retinë.
Rreth 70% e astronautëve kanë raportuar shikim të turbullt, një problem që mund të bëhet i përhershëm. Sa më i gjatë të jetë qëndrimi në hapësirë, aq më të rrezikshme bëhen këto ndryshime për astronautët.
