Sot Shqipëria ka në hapsirë dy satelitët Albania 1 dhe 2. Ata janë kontraktuar për një shërbim 3 vjeçar. Kosto për vitin e parë është 2 milion $, për vitin e dytë 1.75 mil $ e njësoj e për vitin e tretë 1.75. Në rast se shqipëria do kërkojë shërbime edhe për vitim e katërt do duhet të paguaj sërish 2 mil $ duke e çuar faturën në total 7.5 mil $.
Shërbimet që shqipëria do fitojë janë të dhënat për tokat e kulturat bujqësore të cilat janë mbjellur në ara, agrikulturë. Ndërtimet, Trafikun, Zjarret analizimi i të dhënave për zonat pyjore.
Faksimile e kontratës për shërbimet që përfiton Shqipëria
Kryeministri Edi Rama njoftoi më FB ngritjen e satelitëve
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama.