Norma bazë e interesit nuk ndryshon dhe mbetet në nivelin 2.75%. Ky është vendimi që u mor sot nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori i BSH, në një konferencë për shtyp, tha se inflacioni në dy muajt e parë të vitit ishte në ulje, në nivelin 1.9%.
Rënia e inflacionit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.
Ndërkohë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit.
Gjithashtu, treguesi i kredive të këqija zbriti në 4.06% në muajin Shkurt, një minimum historik prej më shumë se një dekade.
Sipas Sejkos, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025.