Ukraina mund të ndahet si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore.
Kështu ka sugjeruar i dërguari i Donald Trump në Kiev, Keith Kellogg, pasi Rusia vazhdon të rezistojë për të pranuar armëpushimin.
Gjenerali Keith Kellogg dukej se sugjeronte se vendi mund të ndahej në zona kontrolli, me trupat britanike dhe franceze si pjesë e një “force sigurie” në perëndim dhe forcat e Moskës në lindje. Midis tyre do të ishin forcat ukrainase dhe një zonë e çmilitarizuar, por SHBA nuk do të siguronte asnjë forcë tokësore, sipas ai.
“Mund të bëhet si ajo që ndodhi me Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte një zonë ruse, një zonë franceze dhe një zonë britanike”, tha ai për gazetën Times.
Për këto deklarata të tij, Ukraina nuk ka bërë ende një koment.
Aleatët e Ukrainës premtuan një mbështetje rekord prej 21 miliardë eurosh në pajisje ushtarake shtesë për Kievin dhe akuzuan Presidentin rus Vladimir Putin për zvarritje të negociatave të udhëhequra nga SHBA për një marrëveshje armëpushimi.
Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të fokusohen në mbrojtjen ajrore, duke u kërkuar atyre të ofrojnë 10 sisteme shtesë Patriot.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas u takuan të premten mbi propozimin e SHBA për të shfrytëzuar pasuritë minerare të Ukrainës, por perspektivat për një përparim ishin të pakta.
Ndërkohë, teksa lufta vazhdon dhe ende nuk ka armëpushim, ligjvënësit ukrainas janë pothuajse të sigurt se do të zgjasin ligjin ushtarak përtej datës 9 Maj kur dhe skadon.