Deputeti i PS Erjon Braçe, i cili në këto zgjedhje garon në Tiranë i angazhuar në Njësinë 5, ka kërkuar nga autoritetet vendore të kryeqytetit që të anulojnë gjobën 200 të vendosur ndaj një qytetari për ngjitjen e një letre format A4 në një shtyllë.
Në vend të tyre, Braçe ka kërkuar të gjobiten hedhësit e inerteve në rrugë që ndotin mjedisin.
Reagimi në Facebook i Erjon Braçes:
ISHA REHAT NE FSHAT!
KETU NE QYTET NUK KUPTOJ ME ASGJE!
Ne nje shtylle ne LAPRAKE;
200 MIJE LEKE-200€ GJOBE PER NJE LETER A4 VENDOSUR NE SHTYLLE!
Po si? Ja sic e kane shkruar e sic po ua sojegoj;
Krejt normale ta keshillosh e mos e bej me, por brenda pak oresh kur i ke thene “ke 20 dite kohe te mos e besh me”, ti vesh 200 mije leke gjobe eshte e padrejte!
POR PERTEJ KESAJ;
PO PSE SI VINI GJOBA KETYRE QE HEDHIN INERTE NE RRUGE E QE I KUSHTOJNE BASHKISE E MJEDISIT PAFUND?
PSE? PSE?
Anullojeni se eshte turp!
Nuk eshte as reklame e as poster!