Kërkesa e gjykatës administrative tiranë në kushtetuese për interpretim kushtetues të Komisionit të Verifikimit të Magjistratëve në SPAK dhe GJKKO është rrëzuar.
WebLajm.com zbardh vendimin e kushtetueses:
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë Nr. 4 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.10.2024 Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5 të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” 23.04.2025
1.Rrëzimin e kërkesës.
Por çfarë përmban ky nen për të cilin u kërkuar Interpretim kushtetues pas ankesës së magjistratëve në Administrative.
Neni 6
Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë
Pika 5
5. Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga:
a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
c) një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;
ç) një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Padia në adminiatrative u depozitua nga magjistratët Gerd Hoxha dhe Ndini Tavani të skualifikuar nga ky komision.
z.Hoxha sot kreu në detyrë i gjykatës së tiranës garoi për tu bërë pjesë e gjykatës së posaçme.
z.Tavani sot prokuror në tiranë u kualifikua nga KLP si prokuror i SPAK por u skualifikua nga ky komision.
Lexo më shumë
👇