Një konflikt masiv duke përdorur edhe sende të forta ka lënë të plagosur 19 vjeçarin Kristi Fufi në Tiranë. Kristi është djali ish deputetit Mhill Fufi.
Ngjarja është shënuar në Lundër në Kompleksin Long Hills aty ku disa netë më parë ju bë atentat dhe 4 të rinjve.
Tiranë/Informacion paraprak.Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.