Pas 7 vitesh dhe peripecish me dosjen hetimore, Prokuroria e Korçës ka zbardhur vrasjen e 18-vjeçarit Antonio Karafili që u gjet i varur në një pemë në pyllin e Voskopojës në Qershor 2018.
Ngjarja që deri më tani konsiderohej si vetëvrasje, është arritur në konkluzionin se është vrasje. Për këtë arsye është nxjerrë një urdhër-arresti dhe është shpallur në kërkim Kejsi Spahillari 24 vjeç, ish e dashura e Antonio Karafilit, në atë kohë 17 vjeç.
Pritet që Kejsi Spahillari të shpallet në kërkim ndërkombëtar pasi prej vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar edhe familje.
Akuzë për vrasje ka edhe Rexhep Vathi, i cili së bashku me Kejsin me të cilën ka patur lidhje paralele 7 vite më parë, akuzohen se kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e lidhën në pyllin e Voskopojës që ngjarja të dukej si vetëvrasje. Por Rexhep Vathi ka vdekur në Gusht të vitit 2024 pasi vrau veten.
Rasti i (vetë)vrasjes të 18-vjeçarit është ndjekur në disa faza të hetimit edhe nga gazetari Elton Qyno.
Tashmë Kejsi Spaillari akuzohet për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Shkak i krimit mendohet të jetë lidhja paralele e Kejsit me Rexhep Vathin, teksa ishte në lidhje me Antonio, gjë të cilën ky i fundit e kishte kuptuar.