Kur kanë kaluar 14 vite nga marveshja e parë Shqipëri – Greqi për kufirin detar, marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ndarje mbetet ende në pikën zero. Palët prej muajsh po dakordësohen të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare.
Duke mos u ndalur në historikun e kësaj çështje të nxehtë, nënshkrimit të Marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi në vitin 2009 dhe kundërshtimet e saj nga Partia Socialiste; rrezimi në gjykatë kushtetuese; rifillimi i negociatave dhe vendimi për t’u drejtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo tashmë e konfirmuar apo dakordësuar nga te dyja palët që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, atë të shqyrtimit në gjykatën ndërkombëtare në Hagë.
Duke qënë në këtë stad të ri të “negociatave”, zbulimi ekskluziv i redaksisë së www.weblajm.com është kushti që Greqia ka vendosur në këtë gjyaktë 8 vite më parë. (Ipso Facto, përveç vendimeve që lidhen me kufijtë tokësorë, detarë e ajëror)
Pyetjet janë:
A ka dijeni Qeveria Shqiptare për “Deklaratën e Greqisë që njohin juridiksionin e Gjykatës ndërkombëtare si të detyrueshme?
A është në dijeni ambasadori ynë në Kombet e Bashkuara për këtë deklarate të 2015, nisur nga fakti që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ka vendin e saj në Hagë, është organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara?
Si ish-anëtar i grupit të punës për negociatat me Greqinë në vitin 2009 ambasadori (duke pasur njohuri me të thelluara për proçesin) , A ka raportuar ai apo dhe ata paraardhës për këtë qëndrim të njohjes së juridiksionit të gjykatës ndërkombëtare nga ana e Greqisë?
A do të marrë zhvillim tjetër ky negocim me vënien në dijeni të kësaj deklarate?
A do të informohet publiku shqiptarë për termat e negociatave dhe padisë në gjykatë?
Si do te proçedohet dërgimi i kësaj çështje në gjykatën ndërkombetare kur Greqia nuk nje vendimet e saj lidhur me: (ref. gërmës b) të kësaj deklarate)
“çdo mosmarrëveshje në lidhje me kufijtë shtetërorë ose sovranitetin mbi territorin e Republikës së Greqisë, duke përfshirë çdo mosmarrëveshje mbi gjerësinë dhe kufijtë e detit të saj territorial dhe hapësirës ajrore të saj”
Për të gjitha këto pyetje, besoj se pergjigjen do ta gjeni në dokumentat zyrtare qe po jua paraqesim lidhur me këtë deklarata të Greqisë drejtuar Sekretarit të Përgjithshem të Kombeve te Bashkuara.
Deklarata Anglisht bërë më 14 Janar 2015
https://www.icj-cij.org/en/declarations/gr
Declarations recognizing the jurisdiction of the Court as compulsory
GREECE
14 JANUARY 2015
Whereas the Government of the Hellenic Republic made a Declaration under paragraph 2 of Article 36 of the Statute of the International Court of Justice on the tenth day of January one thousand ninety four, in force for a period of five years and effective thereafter until such time as notice may be given to terminate that Declaration.
The Government of the Hellenic Republic having considered the said Declaration, hereby gives notice effective immediately of the ëithdraëal of that Declaration and replaces the same ëith the folloëing Declaration:
I have the honour to declare, on behalf of the Government of the Hellenic Republic, that I recognize as compulsory ipso facto and ëithout special agreement, in relation to any other State accepting the same obligation, that is on condition of reciprocity, the jurisdiction of the International Court of Justice ëith respect to all legal disputes referred to in Article 36, paragraph 2, of the Statute of the Court, ëith the exception of:
a) any dispute relating to military activities and measures taken by the Hellenic Republic for the protection of its sovereignty and territorial integrity, for national defense purposes, as ëell as for the protection of its national security;
b) any dispute concerning State boundaries or sovereignty over the territory of the Hellenic Republic, including any dispute over the breadth and limits of its territorial sea and its airspace;
c) any dispute in respect of ëhich any other party to the dispute has accepted the compulsory jurisdiction of the Court only in relation to or for the purpose of that dispute; or ëhere the acceptance of the Court’s compulsory jurisdiction on behalf of any other party to the dispute ëas deposited or ratified less than tëelve months prior to the filing of the application bringing the dispute before the Court.
The Government of the Hellenic Republic may hoëever submit before the Court any dispute, ëhich is hereby exempted, through the negotiation of a special agreement (compromis).
The Government of the Hellenic Republic further reserves the right at any time, by means of a notification addressed to the Secretary-General of the United Nations, and ëith effect as from the moment of such notification, to add to, amend or ëithdraë this Declaration.
Athens, 13 January 2015
(Signed) Evangelos Venizelos, ish ministër i jashtëm i Greqisë
Deklarata e përkthyer Shqip
1. DEKLARATAT QË NJOHIN JURIDIKSIONIN E GJYKATËS
Deklaratat që njohin juridiksionin e Gjykatës si të detyrueshëm
GREQIA
14 janar 2015
Ndërsa Qeveria e Republikës së Greqisë bëri një deklaratë sipas paragrafit 2 të nenit 36 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e ditën e dhjetë të janar të njëmijë e nëntëdhjetë e katër, në fuqi për një periudhë pesëvjeçare dhe me efekt pas kësaj, deri në momentin kur mund të jepet njoftimi për të përfunduar atë Deklaratë.
Qeveria e Republikës së Greqisë, duke marrë parasysh deklaratën në fjalë, njofton menjëherë tërheqjen e kësaj Deklarate dhe e zëvendëson me deklaratën e mëposhtme:
Kam nderin të deklaroj, në emër të Qeverisë së Republikës së Greqisë, se njoh si të detyrueshëm ipso facto dhe pa marrëveshje të veçantë, në lidhje me çdo shtet tjetër që pranon të njëjtin detyrim, që është me kusht reciprociteti, juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me të gjitha mosmarrëveshjet ligjore të përmendura në nenin 36, paragrafi 2, të Statutit të Gjykatës, me përjashtim të:
a) çdo mosmarrëveshje në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe masat e marra nga Republika e Greqisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, për qëllime të mbrojtjes kombëtare, si dhe për mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare;
b) çdo mosmarrëveshje në lidhje me kufijtë shtetërorë ose sovranitetin mbi territorin e Republikës së Greqisë, duke përfshirë çdo mosmarrëveshje mbi gjerësinë dhe kufijtë e detit të saj territorial dhe hapësirës ajrore të saj;
(Pika e cila lidhet ekskluzivisht me raportet e gjyqin Shqipëri-Greqi)
c) çdo mosmarrëveshje në lidhje me të cilën ndonjë palë tjetër në mosmarrëveshje ka pranuar juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës vetëm në lidhje me ose për qëllimin e asaj mosmarrëveshjeje; ose kur pranimi i juridiksionit të detyrueshëm të Gjykatës në emër të ndonjë pale tjetër në mosmarrëveshje është depozituar ose ratifikuar më pak se dymbëdhjetë muaj përpara depozitimit të kërkesës që e çon mosmarrëveshjen përpara Gjykatës.
Megjithatë, Qeveria e Republikës së Greqisë mund të paraqesë përpara Gjykatës çdo mosmarrëveshje, e cila përjashtohet me këtë, nëpërmjet negocimit të një marrëveshjeje të veçantë (kompromis).
Qeveria e Republikës së Greqisë rezervon më tej të drejtën në çdo kohë, me anë të një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, dhe që nga momenti i këtij njoftimi, të shtojë, ndryshojë ose tërheqë këtë Deklaratë.
Athinë, 13 janar 2015
(nënshkruar) Evangelos Venizelos
Pikërisht për këtë çështje është diskutuar edhe pak javë më parë teka ministri jashtëm grek Nikos Dendias dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis vizituan shqipërinë si për Samitin Shqipëri BE ashtu edhe gjatë vizitës së tyre në jug të vëndit.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme.
VENDIMI KUSHTETUESES 2010
V EN D O S I:
– Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
– Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Kopjimi i këtij lajmi apo shpërndarja pa citim, është vjedhje e autorësisë dhe veprim JO PROFESIONAL
Comments 1