Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar për herë të parë pas afro 5-6 viteve betonieret që bllokojnë rrugën dhe nuk respektojnë oraret e punës.
Pamjet ku ndëshkohen makinat e përpunimit të betonit të disa komlanive kanë edhe ato të “alesio 2014” në pronësi të Pashk Rrapit njohur edhe si Anton Gjini, kompania e të cilit është sekuestruar nga Spak.N
Ndërsa një foristrad e cila si la ndaluar patrullës është ndjekur nëpër rrugë e tiranës.
Njoftimi policisë
Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
▫️78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 109 masa administrative.