Sdo kisha nisur të shkruaja asnjë rresht pasi raportin miqësor me Enrik Mehmetin e kam të shenjtë, personal, familjar. Raport nisur këtu e kohë më parë, kohë në të cilën gazetarë kishte shumë, lehaqenës pak. E nga ajo kohë e deri më sot ka shumë lehaqenës e gazetar terreni kanë mbetur pak.
I tillë është edhe kolegu im Enrik Mehmeti. Por pasi kisha mbi 2 javë pa folur e mora në telefon sot për ti thënë: Enrik krye lartë e vazhdo pasionin tënd të raportimit si bëj edhe unë.
Enriku se ka nisur angazhimin publik sot as dje, por e ka nisur asokohe kur shumë i kthyen kurrizin shqipërisë të cilës sot i shijojn daljen në ekrane me para në DORË! Në 1996-1997.
Po Po
11 vjeç
13 vjeç e sot ndoshta 40 vjeç ai ka angazhim publik e profesional të pandërprerë. Me misionin Italian Arcobalena, me trupat paqëruajtëse e me kampin e Kosovarëve do të shënonte jo vetëm vullnetarizmin e punën por edhe leximin e çdo aktualiteti.
Tani ndoshta duhen shumë rreshta për Enrikun, por sa skandale ka raportuar ai. Ata që sot e cilësojn si rrogëtar në institucione publike! as i kanë vite jetë.
E dëgjoj rastësisht e pastaj disa herë një personazh ekrani Ilir Demalia, i cili nga OraNews i lexon emrin Enkrikut sikur të ishte një kriminel bandit dhe jo qytetar nderi, person dhe profesionist i akredituar deri në SHBA.
Që Enrik Mehmeti bënka një punë dhe merrka një pagë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, qënka krim?
Një punë të deklaruar?
Një punë të paguar?
PO përse duhet të marrë leje Enriku për të ofruar konsulencën e tij, dijen e tij si në çdo fushë të profesioneve të lira. E tillë është edhe Gazetaria, Public RELATIONS
Një apel miqësor për Ylli Ndroqin i cili sot është ish pronari me letra i kësaj media. Nuk vlen sulmi ndaj gazetarëve përse PUNOJNË
A ke fakte që bëjnë korrupsion, vjedhin, trafikojnë lajme, shesin burime, manipulojnë të vërtetën? Këto po zotëri. Por se punon një Gazetar si Enriku e cilido nga ne në shtet a privat. Kjo është gjë private dhe ska pikë interesi publik.
Nëse sot ju sulmoni me OraNews Kontrollin e Lartë të Shtetit për këtë sështë faji i Enrikut as gazetarëve, ndaj bëj pas nga gazetarët e terrenit pasi stë kanë as borxhë për situatën tënde me drejtësinë e stë kanë rënë as në qafë e të kanë transmetuar e ndjekur sa i kanë lejuar apo penguar redaksitë. JU e Dini mirë si funksionon.
Nxjerra e një personi në ekran për të listuar emra se ku punojnë e si punojnë?!!!! Vlora nuk është stan me Lepuj dhe Enriku e gazetarët sjanë kotele. Janë njerëz që punojnë me djersë e mund. GJOBAXHIJNTË si gjen dot as tek Enriku e as në Terren. Janë nëpër kolltuqe shpesh si ato kolltuqet e studiove ku flitet me lista e porosi.
Për sulmin me breshëri, që media OraNews i bën Kontrollit të Lartë të Shtetit! Uroj të nxjerrësh vërtet fakte se çfarë ky institucion ka abuzuar, shkelur ligjin apo prishur rehatinë e TV tënd, sot pronë shtetërore e Konfiskuar, pa se KLSH ka punësuar gazetarë si konsulent apo këshilltarë!!! Është fiks si ti thonë një televizioni përse ke redaksi LAJMESH. Cili institucion publik apo privat sot ska zyrë me mediat, publikun ?
MOS KLSH duhet të pres që “PR” tia bëj vetëm ORA pasi të tjerët sipas STUDIOS tuaj po të punojnë bëjnë krim!