Grupi Alibeaj përfaqësuar nga Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka njoftuar se kjo forcë politike tërheqë padinë në gjykatën e apelit për bashkimin e dy kuvendeve të kryera nga Basha dhe regjistrimin e vendimeve të tyre. Ky vendim sipas Sefës do t’i hapë rrugë gjykimit në themel të çështjes se kujt i takon PD-ja.
Njoftimi i Apelit
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën, me palë:
Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi,
Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021.
Me vendimin Nr. 2, datë 18.03.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë.
2. Depozitimin e statutit dhe vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokartike të Shqipërisë e dates 17.07.2021.
3. Kundër ketij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në seancën gjyqësore, të zhvilluar sot me datë 17.01.2023, përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi.
Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi:
-Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.
-Ndaj vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, 17.01.2023
Gjykata e Apelit Tiranë