Gjatë 24 orëve të fundit brigadat e Drejtorisë së Tensionit të Lartë, OSHEE Group, pas një operacioni të vështirë në terren, nisur nga kushtet e motit të keq, bënë të mundur rikthimin në punë të linjave 35kV.
Konkretisht janë vendosur në punë gjatë 24 orëve të fundit objektet:
Vau Dejës – Koman
Pukë-Koman
Fushë Kuqe – Rrilë
Rrëshen – Kaçinar
Bistricë – Livadhja
N/st Koman
Ekipet e DTL po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gjëndje gatishmërie.