Në një deklaratë për mediat Monika kryemadhi ka vazhduar me denoncimet e aferës së incemeratorëve. Kryemadhi e ka cilëduar si aferën e shekullit në vëndin tonë.
Përshëndetje të nderuar qytetarë, jemi sot përsëri përpara jush për ta vazhduar aferën më korruptive të shekullit inceneratorët. Transparenca i mungon opinionit public dhe është ajo që duhet bërë më shumë nga ccdo politikan, nga media apo dhe nga sistemi drejtësisë. Ajo ccka dua të theksoj është që arroganca e qeverisë shqiptare dhe arroganca e të gjithë institucioneve të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejtë më projektin e inceneratorit të Tiranës, vazhdojnë dhe sfidojnë në mënyrë flagrante drejtësinë por mbi të gjitha taksapaguesit shqiptarë të cilët ccdo minutë, cdo sekondë 29 euro tonin e mbetjeve pa TVSH, megjithë TVSH shkon 34.8 euro.
Dje përsëri në mesin e natës vazhdonin dhe depozitonin mbetje të cilat as nuk diferencohën, as nuk riciklohen vetëm groposen. Aq më keq ne vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Vend depozitimi i vjetër i Sharrës është rihapur në nëntor 2022.
Kjo arrogancë e pa shoq e Edi Ramës dhe Erion Veliajt kalon ccdo lloj limiti të moralit politik dhe njerëzor. Mos harrojmë që vetëm Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj ka paguar deri më muajin nëntor 54 milionë dollar, pa llogaritur proceset e tjera të administrimit të mbetjeve. Ajo që dua të rikthesoj dhe të rikujtoj jo vetëm koncesionarit por dhe qeverisë shqiptare dhe kujdo skeptiku që diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e qeverisë, pavarësisht se nënkontrakton shërbimin e pastrimit.
Diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e bashkisë. I gjithë procesi monitorohet nga bashkia dhe nëse nuk zbatohet gjobitet nga kryetari i bashkisë.
Sipas kontratës dhe kushteve të lejes mjedisore për landfillin e mbetjeve, të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë në letër, karton, qelq, elektronikë, metale dhe pjesa tjetër e mbetjeve që nuk mund të diferencohen dërgohen në landfill në pritje të incenerimit.
Diferencimi i mbetjeve në landfill bëhet me arsyen që të ulet volumi i mbetjeve në landfill duke rritur në këtë mënyrë jetëgjatësine e landfillit, mbetjet e diferencuara duhet të rifuten përsëri në proces riciklimi duke furnizuar tregun e brendshëm të ricikluesve me qëllim përfitimi të cilin e kanë detyrim ligjor)
Nëse mbetjet e plastike, elektrike, metale do të incënerohen ato do të dëmtojnë vetë impiantin si pasojë e shpërthimeve të pakontrolluara dhe gjithashtu do të rrisnin volumin e shkarkimeve në ajër.
5. Subjekti Integrated Energy BV SPV ka njoftuar në vitin 2019 për mbylljen dhe kapsulimin e landfillit të vjetë dhe nuk mund të operojë më duke shkarkuar mbetje në të.
Ajo ccka ne kemi investiguar dhe ja kemi bërë transparente jo vetëm qytetarëve por kushdo që kërkon që t’i shkojë deri në fund kësaj afere, pra sistemit të drejtësisë. Sot vazhdojnë të depozitohen në vend depozitimin e vjetër të Sharrës mbetje. Pra është sihapur vend depozitimi i vjetër. Dhe kjo po ashtu përbën një vepër penale. Prandaj i bëj thirrje ccdo qytetari dhe taksapaguesi të ndershëm shqiptar që është pjesë e qeverisë shqiptare, është pjesë e administratës, është pjesë e bashkisë, të cilët paguajnë në mënyrë të përditshme 29 euro për ton, ku nga këto më e pakta 15 iu vidhet dhe iu futet në xhepin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Më e pakta që mund të bëjnë për qytetarët shqiptarë për moralin e tyre, njerëzor, politik dhe juridik është të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë kanë shkuar deri tashmë në një kompani ku pronarët e saj janë në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në do të vazhdojmë ta bëjmë transparente atë ccfarë ndodh në inceneratorin e Tiranës.