21 Janari, dosja që ende ska përgjigje për armën e cila qëlloi Aleks Nikën.
Arma që i mori jetën Nikës, mbetet ende mister, ndërsa hetuesit janë me shpresë nga përtej “adriatikut”.
Për 3 vrasjet e tjera ndaj Faik Myrtaj, Hekuran Dedës dhe ajo e Ziver Veizit janë hetuar gjykuar dhe drejtësia shqiptare ka dënuar funksionarë të gardës ish komandantin Ndrea Prendi dhe Agim Llupon.
Kur sot bëhen 12 vite nga ai krim i rëndë, proçesi është i hapur në prokurorin e Tiranës dhe po ndiqet nga Prokurorja Marjeta Zaimi.
Pak muaj më parë drejt Romës në Itali është dërguar me postë diplomatike prova edhe fizikisht (predha e hequr) nga trupi viktimës Aleks Nika. Deri më tani e vetmja e dhënë e përftuar është dimesioni i predhës 9mm, por arma nëse është automatik apo pistolet sështë gjetur.
Hetuesit shqiptar kërkojnë që laboratori italian të identifikojë armën nga është qëlluar predha.
Pas 12 vitesh kjo provë ka kaluar në disa ekzaminime. Laboratori i një vendi partner me shqipërinë është përgjigjur më herët duke thënë se dëmtimet që ka pësuar kjo provë e pamundësojnë identifikimin e armës.
Shumë sot kërkojnë rihapjen e çështjes!!! Por nga panjohuria juridike dhe faktet gabojnë pasi çështja sështë mbyllur kurrë.