Emisioni FactCheck në MCN zbardh mesazhin e partnerëve, anija nga libani me naftë kontrabandë në “Adriatik”.
WebLajm mëson se partnerët përfshi vënde anëtare të NATO kanë dhënë alarmin për këtë situatë, pasi është rasti i dytë në pak kohë i dokumentar. Ndërsa po kryhet një hetim ndërkombërar për dyshime se kjo naftë nga Libia shitet nga grupe terroriste duke u kondrabanduar edhe pse ndaj tyre ka sanksione.
Kjo anije që shihni në pamje emërtuar “Abobakr 124” më 9 Janar është konstatuar në det të hapur teksa ishte nisur drejt Durrësit dhe shërbimet inteligjente partnere kanë njoftuar palën shqiptare se në të ndodhej lëndë djegëse karburant e dyshuar për kontrabandë. Koordinatat e para të saj teksa është pikasur në det, Fact Check ka mundur t’i sigurojë dhe ndodhej pikërisht këtu mes Italisë e Shqipërisë.
Ajo është lokalizuar më pas në Portin e Durrësit nga ku verifikimet kanë zbuluar se ajo kishte në depozita 12 mijë litra naftë, ndërsa në anijen “geni” janë gjetur 50 mijë litra karburant e dyshuar kontrabandë.
Por si kryhej kontrabanda?
Këto pamje të filmuara me kamerën e helikopterit të “Guarda di Finanza” tregojnë se si dy anijet rrinë afër njëra tjetrës dhe me tuba uji dhe një pompë kalojnë naftën nga njëra anije në tjetrën.
Sipas hetuesve e gjithë veprimtaria është bërë në det të hapur pasi në rast se anija e nisur nga Libani do të futej në kalatën e Portit të Durrësit atëherë ajo do duhej të bënte deklarim.
Të arrestuarit për këtë rast të zbuluar nga partnerët e Shqipërisë tashmë janë përballur me drejtësinë dhe kanë dalë para Gjykatës së Durrësit. Janë këto pamjet që sjell emisioni Fact Check ku pronari i anijes “geni” dhe marinar e peshkatar të dy anijeve kanë dalë para drejtësisë. Për shumicën e tyre është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje ndërsa në burg është lënë Elton Qevani, Selim Gaba.