Nderim kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova!
Të dashur miq,
si sot 17 vite më parë mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, Presidenti i pavdekshëm i saj, miku im i paharruar Dr.Ibrahim Rugova.
Sot në këtë 17 vjetor të ndarjes së tij nga jeta familja Rugova, miqtë, të afërmit dhe qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar, përulen me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme para veprës së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, themeluesit të Kosovës së lirë, të pavarur.
Të dashur miq, në një qëndrim antikombëtar Edi Rama me urdhër të Beogradit bllokon prej 7 vitesh me rradhë vendosjen e shtatores së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugovës në vendin e merituar në Tiranë.
Ky akt anishqiptar i Edi Ramës ndaj njerit prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar në kohëra është dëshmi tjetër e vasalitetit të tij të shpifur ndaj serbomadhit Vuçiç.
Nderim për jetë kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Prof.Dr Ibrahim Rugovës. #sb
Postimi Sali Berishës në FB