Më 21 Janar 1925 Shqipëria ka shpallur statusin e “Republikës Parlamentare”.
Kjo ditë kaq e rëndësishme është lënë në harres me ose pa qëllim nuk dihet, as Parlamenti i drejtuar nga krystarja Lindita Nikolla se ka përkujtuar.
I vetmi institucion që e ka shënuar me përkujtim në facebook është drejtoria Arkivave.
Më 21 janar 1925, Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.
Kjo datë ka hyrë në analet e historisë si tregues për vendosjen e republikës së parë shqiptare. Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925. Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.
Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928.
Më poshtë, dokumenti i korrespondencës së Prefekturës së Durrësit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Nënprefekturën e Shijakut, mbi dorëheqjen e Iljaz Vrionit dhe formimin e kabinetit të ri me Ahmet Zogun dhe shpallja e Republikës. Po ashtu, një fotografi nga ceremonia e betimit në Shkodër të ushtrisë para Zogut president.