5 vite me parë, UNESCO vendosi datën 24 Janar si “𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗡𝗱ë𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯ë𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗘𝗱𝘂𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁”, me fokus transformimin dhe gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve në mbarë botën, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme Objektivit 4 “Arsim cilësor” të 17 Objektivave për Zhvillim të Qendrueshëm.👧🏻🧒🏻🏫
Banka Credins solidarizohet me nismat globale që po ndërmerren në këtë drejtim, duke vlerësuar investimin tek fëmijët dhe të rinjtë që në hapat e parë të sistemit arsimor si themel për një të ardhme më të mirë.📚🎓
Disa prej angazhimeve për t’u përmendur përgjatë rrugëtimit tonë dhe veçanërisht në ‘22, janë:
1️⃣ Kontributi në përmirësimin e infrastrukturës mësimore në shumë shkolla të vendit.
2️⃣ Dhurimi i librave, kompjuterave dhe pajisjeve mësimore.
3️⃣ Partneriteti i ndërtuar me shumë universitete duke ofruar këshillim karriere për të rinjtë.
4️⃣ Vlerësimi i dhënë për projekte inovative në kompeticione të ndryshme.
5️⃣ Punësimi i të rinjve të talentuar dhe praktikat e punës ofruar për ta.
6️⃣ Shërbim të dedikuar si udhërrëfyes i tyre drejt edukimit financiar me Paketën e Rinisë.
Credins bank do të mbetet e përkushtuar ndaj Objektivit 4, duke kontribuar drejt një arsimi të barabartë, gjithëpërfshirës dhe cilësor.☺️
#ditandërkombëtareeedukimit #credins #edukmi #femijet #arsimi #gjithperfshirja