Humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi Arbër Tivari ka shkaktuar një tragjedi mëngjezin e kësaj të diele në aksin Durrës-Tiranë.
Dy vajza kanë humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhet në spital.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi Arbër Tivari, 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe pasagjerja tjetër Roxhesa Klirinomi, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr.5 në Durrës.
Shkak i aksidentit me pasoja fatale dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa policia rrugore po heton duke kryer ekspertimin e mejtit dhe testet e alkolit e drogës tek drejtuesi 26 vjeçar.