Lëvizja e lirë e shtetasve, mallrave dhe kapitalit ka qënë sot në fokus të një inspektkmi nga kreu i doganave në pikën e kufirit e doganës që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Njoftimi Doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka zhvilluar një takim pune me strukturat e Degës Doganore në Qafë Botë.
Gjatë këtij takimi Kreu i Doganave kërkoi angazhim të shtuar të çdo doganieri, duke patur parasysh që Administrata Doganore ka një rol të rëndësishëm në lëvizjen lirë të njerëzve dhe mallrave.
Gjithashtu Gazheli e vuri theksin te shërbimi me cilësi dhe standarde për çdo qytetar apo biznes që përdorin këtë pikë kalimi kufitar.