Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vienës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri.
Gugallja rezulton se është ndaluar dy javë më parë nga autoritetet në Vienë të cilët e kanë proceduar në gjëndje të lirë dhe aktualisht po përballet me kërkesën e ekstradimit.
Ajo kërkohet në bazë të urdhërit ndërkombëtar që ka lëshuar SPAK për të si e përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ndërkohë në kërkim mbeten Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto biznesmen të inceneratorëve po ashtu të shpallur në kërkim ndërkombëtar.