• Berisha: Nuk më ka ligje. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale
Kur dolëm nga monizmi i parë u dyndëm nga deti, toka, nga të 4 anët për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që lanë.
Sot ky monizëm, ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, ka shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet.
Por cili është realiteti. Realiteti i këtij vendi është absolutisht, një vend nga më të pasurit në Europë, një vend me potenciale të jashtëzakonshme, jo për 3, por edhe për 7-10 milionë banorë. Një vend i cili në tokë, në det, mbi tokë, ka pasuri përrallore. Por këto nuk shndërrohen në mirësi për qytetarët, banorët. Këto shndërrohen në plaçkë, grabitje për qeveritarët për të cilët ligji nuk ekziston, për të cilët ka vetëm një interes, të mbushin xhepat, kontot e tyre me paratë e vjedhura.
Shikoni çfarë ndodh, këta nuk ngopen kurrë. Në kulmin e një krize shqiptare dhe botërorë, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Sot unë prita një kompani në zyrë. Më thotë kam ardhur sepse pista e makinave në Krastë të Elbasanit, tenderi u shpall sot dhe duhen, sipas ligjit kaq javë për tu shqyrtuar ofertat dhe të gjitha, por pas 3 ditësh Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin. Shpalli fituesin kompaninë që i mbushi xhepat. Këtu nuk ka ligj më. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale.