WebLajm ka publikuar prej ditësh të dhëna për dosjen McGonigal, ndërsa foto e fundit ishte ajo e Charles në një dark me mish me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Ndërsa publikisht ata janë fotografuar me Damian Gjiknurin dhe kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla kanë pranuar të kenë takuar McGonigal.
Prej disa orësh në rrjet po qarkullon foto e Ilir Metës ish presidentit, sot kreu i Partisë së Lirisë në një darkë me: në krye të tavolinës Thomas Rossini kolegu McGonigal me të cilin ai u bë ortak në kompaninë e Investigation law në 2019 në Tiranë, Dorian Duçka ngjitur me z.Meta dhe Agron Nezaj.
Të tjerët janë të paidentifikuar por nga pamja e tyre duken si shtetas Kinez ose Aziatik.
Nga një verifikim që WebLajm i ka bërë foros ndohet në sallën e një restoranti të njohur në rrugën e elbasanit.
Mbetet tani që zoti Meta të sqaroj vërtetësinë e darkës, fotos dhe personazheve.
Afera McGonigal është lajkmotivi i protestës së opozitës më 11 shkurt.