Pas nisjes së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dhe caktimit të trupës gjykuese, 24 orë para protestës së opozitës e cila u mbajt më 11 shkurt. Apeli ka caktuar datën 3 Mars për seancën e cila do të gjykojë e jalë vendim, kujt i përket vula e PD. z.Sali Berisha apo z.Enkeleid Aliebaj?
Njoftimi i Apelit
Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.