Krijimi i një karteli nga kompanitë e përpunimit të qumshit dhe nënprodukteve të tij, duke paralajmëruar se më 15 Mars do të rritin çmimet me 37 % nga ato të rritura edhe më herët duke nisur nga vera e vitit 2022. Ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurencës.
Një grup hetimit ka dalë në terren për të monitoruar çmimet, ndërsa rezulton se produktet e bulmetit e qumëshitit edhe pse shumica e tyre me qumësht pluhur sërish kompanitë sjanë ndaluar për të maksimaluzua fitimet duke manipuluar tregun.
Me anë të një njoftimit autoriteti i konkurencës thotë “Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu. Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Pak ditë më parë në media u publikua edhe skandali se si nënproduktet e qumështit si djath, gjiz e gjalp edhe të firmave që dominojnë tregun gënjenin konsumatorin duke ofruar produkte me vlera ushqeuese të rreme.