Gazetari Arsen Rusta ka realizuar një intervistë me ish-të dashurën e McGonigal për FactCheck ku tregon se ajo ka denoncuar marrëdhënien e Charles me kryeministrin Rama.
Ajo shpjegon se McGonigal i ka treguar se Rama i ka kërkuar ndihmë, ndërsa thekson se Charles i ka fshehur bisedat e shkëmbyera me kryeministrin e Shqipërisë, FBI-së.
Intervista e plotë
Rusta: Zonjush Allison faleminderit për këtë intervistë! A ka ndonjë gjë të re që mund ta përshkruash sa i takon Shqipërisë apo marrëdhënies së mundshme të ish-të dashurit të tuaj McGonigal?
Alison Guerriero: Ka mjaftueshëm material në artikullin e shkruar nga Mattathias Schëartznë “Buisness Insider” .Unë nuk e kam takuar kurrë Edi Ramën, por e di që Charli përdorte vetëm një aplikacion i cili është ‘Whatsapp’ për të folur me njerëz anekënd botës. Nuk besoj se FBI e dinte për këtë gjë, ndoshta edhe e dinin, por ai nuk e përdorte pajisjen e dhënë nga FBI për të folur me kryeministrin Ramën, apo me cilindo që ka folur ndërkombëtarisht. E mbajti sekret nga FBI për sa jam në dijeni.
Rusta: E keni parë ndonjëherë këtë aplikacion?
Alison Guerriero: Po.
Rusta: Charle fliste me ty me të njëjtin aplikacion?
Alison Guerriero: Po ai më fliste në përditshmëri nga një telefon që i ishte dhënë nga FBI. Përdorte Ëhatsapp-in për çfarëdolloj gjëje…Nuk besoj që FBI e dinte që po e përdorte, mbase tani janë në dijeni.
Rusta: Po thua që kjo është një provë e re për FBI-në?
Alison Guerriero: Nuk ia kam idenë. Nuk e di çfarë dinë ata. Më morën në pyetje, për të parë nëse mund të isha një dëshmitare e mirë kundër Charle. Arritën në përcaktimin se nuk isha diçka thelbësore për të ofruar….Më kishte dërguar një email ku thuhej se isha e përjashtuar si dëshmitare. Nuk gjenin ndonjë gjë relevante. Unë i paralajmërova që duhet të hetonin mbi Charli-n. Më injoruan.
Rusta: Dy vite më parë i kishe dërguar një email zyrës së FBI. E keni përmendur Shqipërinë në këtë email që i keni dërguar FBI-së?
Alison Guerriero: E mbaj mend pak. Të jem e sinqertë isha në situatë të vështirë. Po kaloja një fazë të keqe, po abuzoja me alkoolin. E dërgova email-in dhe bëra një telefonatë te një person që ishte zv.drejtor në FBI, shefi i Charli. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë sepse kam qenë e dehur, gjë për të cilën nuk jam krenare.
Rusta: A mbani mend të keni përmendur në email diçka që lidhej me Shqipërinë ose Tiranën?
Alison Guerriero: Mbaj mend që kam dërguar një foto të Charli-t me kryeministrin Rama, duke thënë pse është ky shef i lartë kundërzbulimi në FBI kaq afër me këtë lider komunist nga një qeverie e huaj, duke i siguruar të dhëna.
Rusta: Ti ia ke dërguar këto foto FBI-së?
Alison Guerriero: Po.
Rusta: Sa për të korrigjuar Shqipëria nuk është një vend komunist, është një vend demokratik. Jam i qartë?
Alison Guerriero: Po. Nuk mbaj mend çdo detaj të kësaj ngjarje. Mbase kur isha e dehur mund ta kem postuar në Tëitter dhe më pas ta kem fshirë. Mbase, por s’e mbaj mend ekzaktësisht.
Rusta: Çfarë dini rreth udhëtimeve të McGonigal në Shqipëri gjatë asaj periudhe? Si i shpjegonte udhëtimet? A kishin të bënin me detyrën?
Alison Guerriero: Charli më tha se Rama kishte kërkuar ndihmën e FBI-së për të adresuar disa aspekte të korruptuara të qeverisjes. Me sa kuptoj Rama është një lider socialist, apo komunist, mbase e kam gabim, por në atë kohë nuk e dija deri në muajit e fundit që fillova t’i kushtoj rëndësi politikave të Ramës, dhe me sa mund të kuptoja nuk ishte një lider shumë i pëlqyer për vendin tuaj.
Rusta: Sa shpesh vinte McGonigal në Tiranë?
Alison Guerriero: Nuk ia kam idenë. Mjaftueshëm. Mbaj mend një udhëtim në veçanti, që më tha që do ikte në shtator të 2017-ës me Agron Nezën, dhe më dërgoi një foto të vetën me Agron Nezës, nga pajisja që i kishte dhënë FBI-ja, gjithashtu edhe një foto të tijën me kryeministrin Rama.
Rusta: Një foto ku ishin të tre bashkë? Apo veç e veç?
Alison Guerriero: Jo ishin dy foto të ndryshme. Një e Charli-t me kryeministrin Rama dhe një e Charli-t me Agron Nezën… Ishin në një kishë. Më pëlqyen fotot e asaj kishe, ishte e bukur. Nuk kam parë kurrë një foto të kryeministrit Rama dhe Agron Nezës së bashku.
Rusta: A ke udhëtuar ndonjëherë me McGonigal në Tiranë? Nëse s’keni qenë, përse jo?
Alison Guerriero: Isha shumë e sëmurë. Do bëja një operacion kirurgjikal. Në nëntor të 2017-ës, ku ndodhesha 6 muaj para kirurgjisë, Charli më ftoi të shkoj me të Agron Nezën në Vjenë, dhe i thashë: Jo…Jam e lumtur që nuk shkova, nuk shkova sepse po përgatitesha për një kirurgji, isha e zënë me punë, më kishte skaduar edhe pasaporta. Por ai më ftoi që të shkoja në atë udhëtim.
Rusta: Ke udhëtuar në vende të tjera me Charli-n?
Alison Guerriero: Jo, kemi qenë vetëm në SHBA bashkë. Kemi qenë në Connecticut. Më së shumti kemi qëndruar në Nju-Jork, nuk udhëtonim shumë. Nëse vendosnim të udhëtonim, do të ishte një udhëtim njëditor.
Rusta: Si të ishte prezantuar McGonigal, si agjent i FBI, si drejtor i FBI apo si person i thjeshtë?
Alison Guerriero: Në SHBA e quajnë SPA, Agjent Special në Detyrë. Ishte Agjent Special në Detyrë i Inteligjencës së shtetit të Nju-Jork. Ai e kompromentoi sigurinë kombëtare të SHBA-së, gjë e cila më duket tmerruese.
Rusta: A të pyetën hetuesit mbi lidhjen e McGonigal-it me kryeministrin Rama? Cilat ishin pyetjet e tyre dhe si u përgjigjët kur erdhën në shtëpinë tënde?
Alison Guerriero: Erdhën në shtëpinë time.
Dy oficerë të FBI erdhën një ditë dhe më bënë disa pyetje rreth kryeministrit Rama dhe parave, rreth shpenzimeve të Charli-t. Më treguan një foto që Charli më kishte dërguar mua, ku ai ishte me kryeministrin Rama. U konfirmova të gjitha çfarë më pyetën. Përgjigjet e mia janë pak a shumë të njëjtat m atë që është thënë në akt-akuzën e ngritur në Uashington DC, SHBA, për zyrën e Charlie-t dhe çka ka të bëjë me Shqipërinë. Unë jam shoqëruar me Charlie-n dhe Sergei Shestakov, i cili është i bashkëpadituri i tij në çështjen e Nju-Jorkut, në distriktin e jugut të zyrës së prokurorit amerikan. Ne dilnim për darka, dilnim me gruan e Sergeit, shkonim në lojëra hokeji së bashku, në ndeshje private boksi. Nuk e di kush paguante për këto. Gruaja e Sergeit ishte një burim i mirë për të folur me të. Ajo ka pasur kancer të gjirit dhe ne kemi folur rreth mundësisë për mastektomi të dyfishtë, çka është operacioni që unë bëra. Charlie ishte shumë i shqetësuar për këtë. Në fakt, Charlei qau kur mori vesh se do më duhej ta bëja atë operacion. Unë vetë nuk qava.
Zonja Allison. Ju keni folur disa herë për fotot me FBI-në dhe ata ju kanë bërë pyetje. A keni foto, emaile apo dokumente që e lidhin me Shqipërinë apo ku përmendet Shqipërië në këtë situatë, në këtë çështje.
FBI-ja i ka të gjitha. Bëjnë pjesë në provat që ata kanë. Unë tani nuk kam asgjë të tillë, sepse dy vjet më parë, kur jetoja në shtëpinë e tim eti, shtëpia u dogj. Gjithë çfarë kisha mu dogj. Unë vetë pësova djegie të shkallës së tretë dhe mund të mi shohësh edhe shenjat që më kanë mbetur, mu deshën dy vjet ta merrja veten. Edhe celulari im i vjetër mu dogj. Dmth, çdo gjë që kisha aty, edhe fotot, humbi. Por FBI i ka dhe do t’i zbulojë gjatë gjyqit, në cilësinë e provave.
Zonja Allison, pas kësaj çështjeje, a keni pasur kontakte me ish-tëdashurin, zotin McGonigal?
Jo, shpresoj të mos ia shoh më fytyrën. … shpresoj të dënohet me burgim të përjetshëm, për tradhti. Ai është armik i Amerikës dhe armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi.
E kuptoj. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë tuaj. Por kur ka qenë kontakti i fundit që keni pasur me zotin McGonigal? E mbani mend?
Dy vjet e gjysmë më parë. Diku nga 2019.
Nëse pranoni një pyetje tjetër? A përmendi ai ndonjë emër të veçantë politikani shqiptar apo biznesmeni?
Jo!
E kujtoni për shembull Agron Nezajn? Ka folur për të? Apo Dorian Duçkën? I keni dëgjuar këta emra të përmenden?
Nuk e kam dëgjuar kurrë atë emër. E dëgjova për herë të parë dje.
Cilin emër dëgjuat dje?
Duçka. Nuk e di as kush është dhe as me çfarë merret.
Pra njihni vetëm Agron Nezën? E keni parë në foto?
Nuk e kam takuar kurrë Agron Nezën. Charlie më ka folur me të ndërkohë që ishim bashkë. E di ku jeton, jo shumë larg vendit ku jetoj dhe vetë. Në periferi të Nju Jork City-t. E di që ai dhe Charlie kanë bërë disa marrëveshje biznesi së bashku dhe nuk e kisha idenë se ndonjëra prej tyre mund të ishte e paligjshme. Por kam menduar se ishte diçka e çuditshme dhe tani që akuzat janë ngritur, po e shoh sa keq ishte puna. Kjo qoftë për SHBA, Shqipërinë, vende të tjera të Ballkanit dhe kushedi ku tjetër.
Së bashku me zotin McGonigal në gjyq do të shkojë edhe një person tjetër, Sergei Shestakov, me origjinë ruse. E njihnit apo kishit dëgjuar për të? Çfarë dini për të? Emri i tij del të njëjtën çështje me McGonigal.
Të fola njëherë për të. Sergei është individi që të thashë se shkonim bashkë në ndeshje hokeji dhe për të ngrënë darka. Ai është i bashkëpandehur në çështjen e Nju-Jorkut. Edhe gruaja e tij hoqi të dy gjinjtë, kur u prezantuam. Ne shoqëroheshim me ta, shkonim në ndeshje hokeji, Sergei ka ngrënë darkë me ne disa herë. Unë e dija që ai punonte si përkthyes. Disa herë kemi dalë bashkë dhe ai i ka dhënë Charlie-t zarfe, dokumente që në atë kohë besoja se ishin transkripte nga rusishtja në anglisht.
Ju me çfarë merreni tani zonja Allison? Me çfarë merreni?
Jam kontraktore sigurie. Fusha ime e ekspertizës mbrojtja në rast të ndonjë sulmi, bëj punë ndërlidhëse mes agjencive qeveritare, përpiqem të lehtësoj procesin e vizave. Gjëra të tilla.
Pse i çuat email FBI-së. E bëtë për famë, për para apo thjeshtë për të qenë qytetare e ndërgjegjshme?
Në momentin që e nisa atë email, e bëra sepse isha e zemëruar… zv.drejtori Sëeeny. Ëilliam F. Sëeeney. Bill ishte miku im i mirë, shumë kohë para se të njihja Charlie-n. Ai më prezantoi me Charlie-n. Charli dhe unë shoqëroheshim me Bill. Charlie ishte i martuar dhe unë këtë nuk e dija. Kur e zbulova, u nxeha me Billin. Isha shumë e nxehur, sepse ishte një çështje e veçantë që lidhej me hetimin për të cilin FBI më kishte thirrur si dëshmitare për njerëzit e përfshirë ne hetimin Trump. Ata u sollën keq me mua, më bërtitën, më shkelën të drejtat. Isha shumë e nxehur me Billin, e nisa atë email dhe i tregova çdo sjellje të keqe. Pra ka të bëjë me mua dhe faktin që u zemërova me Billin më shumë se me faktin që u nxeha me Charlie-n. I thashë pse nuk e heton Charlien për marrëdhënien jashtëmartesore me mua, sepse kjo do të sillte kompromentim për zhvatje dhe ryshfet nga aktorë të huaj.
Marrëdhënia juaj me Charlie-n, si ajo Romeo-Zhuljetë, mendoni se e ka shkatërruar FBI?
Jo. Kur unë i nisi atë email Billit, dhe informova FBI, agjentët e FBI e dinin se Charlie takohej me mua. Asnjë nuk kishte ndërmarrë një hap. Ata e dinin se ishte i dashuri im. Unë nuk e dija kush e dinte se ai ishte i martuar apo kush e dinte të divorcuar. Doli që ishte i martuar, nuk u nda kurrë. Por përsa kohë FBI hap një hetim, mund të mos ishte ky rasti, i njoftova në 2019-n. U deshën dy vjet të tjera që ata të nisnin një hetim.
Marrë nga MCN