Ky është momenti kur hotel “Bizanti” në Sarandë shpërthen nga lënda plasëse. Ora shënon 5:52 e mëngjesit por fatmirësisht aty nuk kishtë qytetarë që kalonin në atë rrugë.
Sipas veprimeve hetimore dyshohet për një sasi prej 5 kg tritol.
Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit, por ky i fundit ka konflikt me një shtetas grek Dhimitër Evangjeliu.
Hoteli 2- katësh funksiononte vetëm gjatë muajve të verës, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit qëndronte i mbyllur.
Pa kaluar 24 orë nga ngjarja. Drejtoria e Vlorës ka mundur të zbardh krimin e rëndë.
Sarandë/Shpërtheu me tritol hotelin, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar, shtetasi Sotir Çabiri, djali i shtetasit Spiro Çabiri, bashkëpronar i këtij hoteli, së bashku me shtetasin Dhimitër Evangjeliu.
WebLajm mëson ekskluzivisht se i dyshuari pas krimit ishte nisur drejt Anglisë.
Sipas hetimeve paraprake është përdorur 5 kg lëndë eksplozive e aktivizuar me fitil përcjellës.