Sondazhi i Euronews/ Erion Veliaj merr 54% të votave, Këlliçi vetëm 27% për lokalet e 14 Majit
Teksa na ndajnë edhe më pak se tre muaj nga zgjedhjet vendore, Kryebashkiaku Erion Veliaj, udhëheq bindshëm garën sipas të gjitha sondazheve, të cilat e nxjerrin fitues te padiskutueshëm të Tiranës për një mandat të tretë.
Sondazhi i fundit i publikuar nga Euroneës e nxjerr Veliajn fitues të mandatit të tretë me 54 %te votave.
Ndërkohë rivali i tij, kandidati i Foltores së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vetem 26.7% mbështetje, një minimum historik.
12.4 % të të anketuarve janë shprehur se janë ende të pavendosur për ta votuar Veliajn, duke thënë Ndoshta nuk do ta votoj dhe 6.9% jane zona gri duke thënë Nuk e di.
Transformimi pozitiv i Tiranës këto 8 vite, si dhe menaxhimi i mirë i krizës së tërmetit dhe pandemisë, kanë bërë që kryebashkiaku aktual të ketë një epërsi të jashtëzakonshme.