Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqim mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish zyrtares Alda Klosi.
E para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranëa ishte Rozeta Dobi, më pas më urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.
Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish zyrtaren e larte në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës. Në dëshminë e 3 shkurtit sanitarja deklaroj se paratë ishin të ish zyrtares dhe se grabitja ishte e inskenuar.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe djali i saj Havier Dobi, pasi u ripyet nga hetuesit. Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt, për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie e mosdeklarim pasurie dhe deklarim të rremë.