Divorci i një çifti në Paskuqan ka prodhuar një tragjedi me dy viktima në familjen Hysa. Autori i krimit makabër Dan Hurta ish dhëndrri, i sapodal nga burgu ska pranuar divorcin me Alketa Hysën duke qëlluar me armë ndaj saj dhe familjes së ish gruas me të cilën kishte një djalë 8 muajsh. Më pas ka shkuar në Kodër Kamëz ku ka vrarë Etleva Kurtin. Ai ka qenë i dënuar po për vrasje pasi në 2007 ka vrarë gruan e tij të parë.
Nga të shtënat me armë rezulton se ka vrarë motrën e ish gruar së dytë dhe kunatën e ish gruar. Ndërsa Alketa Hysa me nënën e saj janë të plagosura në spital.
Dan Hurta, i cili ka hyrë me kallashnikov në shtëpinë e familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë në zonën e Paskuqanit.
Njoftimi policisë
Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.