Dan Hutra, 26-vjeçari nga Vaqarri që masakroi bashkëshorten me thikë një javë më parë, dje para gjyqtares së gatshme, pohoi krejt i qetë se e kishte kryer krimin, po jo me paramendim.“E kam ndarë mendjen që do bëj 8 vite burg, por gjithçka ndodhi për fajin e saj”,tha ai. Pas kësaj gjykata urdhëroi mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve, duke urdhëruar Prokurorinë që gjatë kësaj kohe të dërgonte për ekspertizë psikiatrio-ligjore, të pandehurin. Ai vetë dhe avokati i tij, i caktuar kryesisht nga gjykata nuk pranuan të jepnin shpjegime të hollësishme duke pohuar se gjithçka do e sqaronin gjatë hetimeve dhe më pas në gjykatë kur dosja të mbërrinte për shqyrtim. Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë u kap në Kukës, ku kishte shkuar të strehohej te disa të afërm të vet, pasi masakroi më thikë të fejuarën Dafina Havalaj, 22 vjeçe
Dëshmi e 2007 në gjykatë