Shteti i dha pension prej 4500 lekë në muaj por pas 17 vitesh e dërgon në gjyq duke kërkuar dhe dënuar të moshuarën e cila nuk dëgjon por sot është dyerve të drejtësisë edhe drejtësisë së reformuar!
Kjo histroi nga fshati Brezhdan i Dibrës ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku e moshuara jo vetëm që kërkon pafajsi, por u lutet gjytarëve të merren me zyrtarët që ja kanë lidhur pensionin pasi sështë detyrë e saj të verifikojë letrat.
WebLajm sjell kërkesën e të moshuarës e cila ka përfituar pensionin si nënë me shumë fëmijë, ka plotë 7-të fëmijë të rritur sot por drejtësia i thotë se kjo sështë e vëret! Ndërsa zonja rezulton datëlindja 1948.
“Në rekurs, e gjykuara parashtron këto shkaqe:…….Si në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër, ashtu edhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, kam marrë avokat pa pëlqimin e bashkëshortit tim H.H apo të shtatë fëmijëve të lindur e të rritur nga ne të dy bashkëshortët për faktin se unë kam humbur dëgjimin, pra kam qenë kot në gjykimin në gjykatën e shkallës së parë. Unë nuk kam qenë punonjëse e DRSSH Dibër për lidhje të pensionit. Dokumenti i lidhjes së pensionit është me 4 (katër) firma të DRSSH Dibër. Kjo e fundit ka pasur dy muaj për të verifikuar dokumentet për pensionin që më ka lidhur të cilin e ndërpret pa prova ligjore, por për të vetmin fakt se unë sot nuk dëgjoj se kam rritur 7 fëmijë, 6 vajza dhe 1 djalë. Para viteve 1991 edhe fëmijët pas dite kanë punuar në emrin tim. Për vitet që punova në shtet nuk kam punuar e vetme, por me disa persona që sot jetojnë dhe marrin pension, si kam marrë unë. Në nenin 115/dh të K.Civil dhe nenin 62/3 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 janë parashkruar dhe i lutem Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të vlerësojë ankimimin tim të sipërm dhe të përfshijë dy vendimet e sipërcituar dhe të më rilidhet pensioni sipas V. Gj. Lartë nr. 38. Unë nuk ruaj dokumentet e lidhjes së pensionit, por i ruajnë ata që ma lidhën. thotë e moshuara.
Gjykata e Lartë ka pranuar këtë argument duke prishur vendimin e apelit dhe duke e rikthyer çështjen për rigjykim me një tjetër trup pasi e moshuara rezulton se ska patur dijeni dhe ska firmosur për gjyqin.
Por çfarë vendosi gjykata e shakallës së parë në Dibër dhe Apeli në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 129 (504-33-2016), datë 31.05.2016, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurës R. H, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurime”, të parashikuar nga neni 145 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e saj me 120.000 (njëqind e njëzetë mijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht e pandehura R. H dënohet me 80.000 (tetëdhjetë mijë) lekë gjobë. Bazuar në nenin 37/4 të K.Penal, gjoba të shlyhet me këste me nga 10.000 lekë në muaj, duke filluar nga data që vendimi do të marrë formë të prerë.
Apeli
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 936, datë 12.06.2017 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 129 (504-33-2016), datë 31.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.