Me tre argumenta, atë të reagimit si gjyqtare e medias për debatin e Vulës së PD, pasjen bashkëshort gjyqtarin e lartë Sokol Sadushi dhe kalimin e dosjes “Babale” me përparësi, Deputeti Ervin Silianji ka kërkuar dorëheqjen ose përjashtimin e gjyqatares Edlira Petri realtore e tij në gjykim.
Salianji u paraqit në apel aty ku ai kërkon pafajsi, ndërsa prokurori dënimin e tij dhe lënien në fuqi të dënimit dhënë nga gjykata penale tiranë me 1 vit burg konvertuar në shërbim prove.
Dënim i cili është dhënë për akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
NË dhjetor 2019 Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen Agron (Geron) Xhafës vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Në përfundim të seancës para mediave, Salianji reagoi sërish duke kërkuar dënimin të trafikantëve.
Sipas Salianjit, para drejtësisë duhet të jenë trafikantët, por deri më tani tha ai ka ndodhur e kundërta, pasi janë paraqitur denoncuesit e opozitës.
“Akt ekspertimi që është bërë në Britaninë e madhe përcakton qartë që zëri është zëvendësuar. Unë jam sot para gjykatës vetëm për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Në vend që para drejtësisë të shkojnë trafikantë, jemi ne që denoncojmë në emër të opozitës. Nuk është se është shtyrë ndonjëherë për mungesë tonën.
Apeli njoftoi se kërkesa e Salianjit do të shqyrtohet nga:
Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:
-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali.
Tiranë, 07.03.2023 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM