- Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi takon banorët në “Don Bosko”: Tiranës nuk i duhet dikush që kënaqet me jehonën e zërit të tij, por një administrator që zgjidh problemet.
Juve nuk ju duhet një kryebashkiak që e vret kohën nëpër emisione televizive, një që kënaqet me jehonën e zërit të tij. Bashkisë i duhet një administrator për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të Tiranës, e jo një fotomodel që kuron imazhin e tij.
Kam zgjedhur të flas me ju nga afër, sepse jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja.