Gjatë takimit me Homologun e tij Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev presidenti Begaj shfaqet em dorën e nxirë dhe të fashur.
Kur ishte në selinë e NATO-s më 7 Mars dhe takoi sekretarin e përgjithshëm atje, siç duket edhe në foto dora e djathtë është e pafashuar.
Urojmë të mos ketë asgjë të keqe dhe shqetësuese, ndërsa ajo që kuptohet me tepër nga fotot e publikuara në faqen e presidencës është ndoshta një ndërhyrje kirurgjikale.
WebLajm ka pyetur edhe zyrën e shtypit të Presidentit, për të marrë një përgjigje për dorën e fashur. Sapo kjo përgjigje të vijë do të publikohet.
Presidenca sqaroi në një reagim për WebLajm se Presidenti Begaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në dy gishtat e dorës së djathë.
Shënim/ Cilado qoftë arseya WebLajm i uron shërim të shpejtë Presidentit Begaj.